Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një 22-vjeçar, pasi gjatë kontrollit ushtruar në makinën e tij është gjetur një armë zjarri pistoletë, më krehër me fishekë.
Gjetjet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin, ndërsa tashmë mbi të riun rëndon akuza për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
“Shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri në automjet, në vendin e quajtur ” Ura e Milotit”, kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin e dyshuar.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin R. Ll., është gjetur një armë zjarri pistoletë, më krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. Ll., 22 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit””, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Kurbin, veprime të mëtejshme.
Top Channel