Weston McKennie mund të largohet nga Juventusi pas vetëm një viti e gjysmë në Torino. Mesfushori amerikan nuk po gjen hapësira në formacionin e Maximilliano Allegrit dhe drejtuesit e klubit bardhezi kanë nisur negociatat me West Hamin në premier League për shitjen e tij.

Mediat angleze zbulojnë se klubi londinez ka ofruar 25 milionë euro për kartonin e McKennie, një shifër kjo e përafërt me atë që italianët paguan në arkat e Schalke 04-ës për të marrë shërbimet e mesfushorit verën e 2020-ës.

Futbollisti 23-vjeçar gjeti shumë hapësira sezonin e kaluar me Andrea Pirlon, pasi luajti plot 46 ndeshje dhe shënoi edhe 6 gola, ndërsa këtë vit me Allegrin ka zbritur në fushë vetëm 5 herë dhe më së shumti duke ardhur nga stoli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA