Albin Kurti reagoi pas marrëveshjes së arritur në Bruksel, duke thënë se reciprociteti i targave të automjeteve, është vendosur.

“Meqë targave të Republikës së Kosovës në Serbi do t’iu mbulohet simboli shtetëror, të gjitha targave të Serbisë pa dallim do t’iu mbulohet po ashtu simboli i tyre në territorin e shtetit tonë. Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka shkuar në Jarinje dhe Bërnjak më 20 shtator për të mbrojtur vendkalimet dhe policinë kufitare nga bllokuesit e rrugëve dhe qarkullimit të lirë”, ka shkruar kryeministri i Kosovës në rrjetet sociale, duke theksuar se kushtet që kishte vendosur Vuçiç për takimin në Bruksel, nuk janë plotësuar.

Vuçiç nga ana e tij përpiqet ta shohë ndryshe situatën, ndërsa u shfaq sërish sfidues. Në reagimin e tij ndaj marrëveshjes, kreu i shtetit serb i mëshoi vetëm idesë që njësite speciale do të tërhiqen nga pikat kufitare të Jarinjës e Bërnjakut.

Ky, sipas tij, është treguesi se në të ardhmen veprime të tilla nga ana e shqiptarëve do të “ndeshen me rezistencën e popullit serb. Kthimi i Kfor-it në përputhje me Rezolutën 1244, është domethënës dhe tregon se është e mundur të garantohet siguria për serbët”.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian e kanë mirëpritur sakaq vuolsjen e ujdisë për shtensionimin e situatës në veri, duke thënë se kjo dëshmon që riangazhimi në dialog sjell përfitime për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA