Franca do të shesë 52 topa artilerie te Çekia për €333mln (fotot)

30/09/2021 20:12

Ministrja franceze e mbrojtjes Florence Parly ka nënshkruar sot në Pragë marrëveshjen e shitjes së 52 topave të artilerisë për 333 milionë euro te ushtria çeke.

Në konferencën me homologun çek Parly vlerësonte topat Caesar si një mjet “i fuqishëm, i saktë dhe modern sulmi”.

Topat Caesar, kalibër 155, prodhohen nga grupi francez Nexter, të cilët gjatë pesë viteve të ardhshme do të zëvendësojnë topat e prodhimit cek DANA.

Zhvillimi vjen pasi Franca ka tërhequr ambasadorët e saj në Shtetet e Bashkuara dhe Australi në shenjë proteste për marrëveshjen për anullimin e marreveshjes se saj me Australine per ndertimin dhe shitjen e nendeteseve ushtarake, te cilen ministri i jashtem Le Drian, e quajti “sjellje e papranueshme mes aleatëve”.

“Blerja e 52 topave të kalibrit të NATO-s, forcon mbrojtjen tonë dhe zëvendëson mjetet DANA që janë më shumë se 40 vjeçarë”, tha ministri çek i mbrojtjes Lubomir Metnar.
Ai shtoi se industria vendase do të përfshihen në 40 përqind të prodhimit të mjeteve, duke fituar eksperiencë dhe ekspertizë të nevojshme.

Në korrik 2019, grupi francez Nexter i shiti Çekisë 62 autoblinda Titus me një vlerë prej 230 milionë euro.

FOTO GALERI
1/5
Florence Parly ka nënshkruar sot në Pragë marrëveshjen e shitjes së 52 topave të artilerisë për 333 milionë euro te ushtria çeke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA