FOTO ILUSTRUESE

Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Trajektorja”  ku në pranga kanë rënë dy persona, si dhe u sekuestrua lëndë narkotike cannabis sativa dhe doza me kokainë gati për shitje.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se të arrestuarit janë një 48- vjeçar, të cilit iu gjetën 44 doza me lëndë narkotike kokainë dhe 21 doza me lëndë narkotike cannabis sativa, gati për shitje.

Si dhe u arrestua një 45-vjeçar, pasi iu gjetën 125 kg lëndë bimore cannabis sativa.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Hoxharë, në lokalin në pronësi të shtetasit K. F., u gjetën 44 doza me lëndë narkotike kokainë dhe 21 doza me lëndë narkotike cannabis sativa, gati për shitje.

Gjithashtu, kontroll u ushtrua edhe në fshatin Lalar, ku në banesën e shtetasit T. Q., u gjetën 125 kg lëndë bimore cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. F., 48 vjeç, banues në Hoxharë, Fier dhe T. Q., 45 vjeç, banues në Lalar, Patos”, njofton policia.

Materialet proceduriale i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA