Historia e veganizmit fillon që nga viti 1944 kur Donald Watson mblodhi një grup prej 25 personash, të cilët më vonë u njohën si “Shoqëria Vegane”. Që atëherë numuri i njerëzve që e mbështesin këtë lëvizje është rritur në të gjithë botën.
Regjimi ushqimor vegan, mbështetet në konsumin e produkteve bimore, të cilat jo vetëm që ju sigurojnë vlerat e duhura ushqyese por edhe mbrojnë shëndetin tuaj. Në këtë artikull ju njohim me disa nga përfitimet shëndetsore të kësaj diete.
Përmirëson Shëndetin E Zemrës
Një studim i kryer në 2019 u përpoq të zbulonte se si dieta vegane ndikonte në shëndetin e zemrës dhe në jetëgjatësinë e njeriut. Rezultati tregoi se vërtetë ekzistonte një lidhje midis veganizmit dhe uljes së rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare. Kjo sepse burimet kryesore të yndyrnave vijnë nga produktet shtazore dhe ndërprerja e tyre mund të përmirësojë shëndetin e zemrës.
Ju Ndihmon Të Humbisni Peshë
Shumë njerëz i janë drejtuar dietës vegane me shpresën për të humbur kilet e tepërta. Një nga studimet e kryera doli në përfundimin se kjo dietë mund të ndihmojnë të humbisni peshën e tepërt. Arsyeja është se dieta vegane nuk përmban yndyrna të këqija dhe përmban pak kalori.
Zvogëlon Rrezikun Për Tu Prekur Nga Kanceri
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar mishin e përpunuar si një nga shkaktarët kryesorë të kancerit, prandaj kjo dietë duket të jetë më e shëndetshme. Gjithashtu dihet se ushqimet bimore janë të pasura me fibra, vitamina dhe fitokimikate, të cilët ndihmojnë në mbrojtjen ndaj kancerit. Por duhet të theksohet se veganizmi nuk është vetëm një dietë ose trend, por një mënyrë jetese. Shumë njerëz sot kanë zgjedhur këtë mënyrë jetese për të përmirësuar shëndetin e tyre. Pavarësisht arsyes për tu bërë vegan, është një fitore nga ana shëndetësore, pasi ndihmon në përmirësimin e shëndetit tuaj për një periudhë afatgjatë./AgroWeb
Top Channel