Ndërsa Sali berisha ka vijon me turin e takime për t’i marrë partinë Lulzim Bashës, kreu i PD po vazhdon rrugën e tij në parlament me PD.
Vendimi i tij për të përjashtuar Sali Berishën nga PD ka sjellë shumë reagime duke e ndarë vetë PD në dy kampe.
“PD po bën sikur s’ka ndodh asgjë, kjo është fatkeqësi ama, ka pësuar një goditje shumë të rëndë, goditja mbi Berishën shkon dhe për PD, tani duhet deberishizimi, duhet shkulur filozofia e tij”, kështu tha në Top Talk, analisti Frrok Çupi.
Ai thotë se nuk është i habitur me turmën e njerëzve që mbledh Berisha në takime: Natyrshëm Berisha do merrte kaq njerëz, me favoret dhe korrupsionet që ai ka bërë dihet kjo.
Berisha nuk asnjë rrezik që të marrë PD. Problemi është që Berisha ishte mësuar të godiste Amerikën, por ajo e goditi në mënyrën përfundimtare.
Tani Amerika nuk është Palestina, dhe nëse do të thotë që ti nuk vjen këtu dhe ka një ligj me efekte te përbotshme , dhe kur të konsideron një i korruptuar dhe minues i demokracisë, dmth se vendi aleat duhet të marrë masa, pra pas kësaj vendi yt duhet të fillojë procedura gjyqësore.
Por ndërkohë në takimin në Vlorë , ajo që ra në sy ishte se përkrah Berishës ishte dhe aktivistja e njohur shqiptaro amerikane Evi Kokalari.
Në studio u diskutua edhe mundësia nëse ajo mund të vijë si një kryetare e PD e katapultuar nga Berisha.
Çupi thotë se: Berisha është i detyruar të pranojë çdo zgjidhje që i jepet. Zonja vjen si një mall, se sa si një lider pra ka një pazar, që ka një interes. Pra që do të thotë se Berisha është i detyruar ta pranojë atë se dikush ja ka servirur , dhe me siguri ajo rri atje që të bëhet kryetare partie të pjesës së Berishës.
Ajo është Benjamini i dikujt tjetër që e pranon si kryetare në favor të një lobingu në Amerikë . Kjo zonja që vjen nga Amerika prej kohësh po thërret dhe bërtet dhe thotë që duhet të bëjmë një PD të re.
Top Channel