Një qytetari serb nga veriu me inicialet K.M. i është thyer automjeti.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 9:00, derisa automjeti Ford Focus me targa provuese RKS ishte parkuar në sheshin “Kral Petar” pranë shëtitores në veri të Mitrovicës.

Dyshohet se motivi i këtij incidenti është pajisja me targa RKS nga ana e pronarit të automjetit, ndërsa autori ose autorët e këtij incidenti nuk dihen.

Sipas burimeve, pronari i automjetit nuk e ka raportuar rastin fare në polici për shkak të frikës.

Në kohën kur po raportojmë, mësohet se para pak minutash edhe një automjet tjetër Toyota Jeep, ngjyrë e zezë dhe me targa provuese RKS është dëmtuar me gurë nga persona të panjohur, derisa automjeti po qarkullonte në drejtimin Mitrovicë-Zveçan. Policia nuk ka informacion për këto incidente.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA