Të tjera përleshje për naftë në pikat e furnizimit në Britani/ Burri shihet duke mbushur edhe qese plastike me karburant (fotot)

29/09/2021 17:24

Në pamjet më të fundit nga kriza qesharake e karburanteve në Britani, dy burra shiheshin sot mbushin qese plastike teksa tentonin të merrnin sa më shumë rezerva.

Ndërsa në një tjetër incident në rajonin Essex, pesë burra ishin regjistruar që përlesheshin me njëri-tjetrin teksa shoferët mbanin radhë për te pompat e karburantit.

Një nga burrat në sherr dëgjohet që thotë: “Ti nuk kishe nevojë për të”, teksa luftonin për furnizimet e pakta të karburanteve.

Prej më shumë se një javë Britania është përfshirë nga kriza e shoferëve të kamionit që ka shkaktuar mangësi të thella në shpërndarjen e karburantit në pikat e furnizimit.

Sot qeveria ka nxjerrë në për rrugë autobotët e ushtrisë për të ndihmuar në shpërndarje, ndërsa të dielën u njoftuar lëshimi i vizave emergjente për shoferë kamioni nga Evropa, për kalimin e krizës.

Burimet thonë se trazirat mund të zgjasin edhe një tjetër muaj, por ndërkohë në pika të furnizimit po bëhen të zakonshme skenat qesharake të përleshjeve e ofendimeve mes shoferëve.

Në disa nga pamjet me ekstreme të publikuara sot nga e përditshmja vendase Metro, shoferët shiheshin që mbushnin me karburant kova e shishe plastike.

Ndërsa disa që nuk ishin përgatitur, tentonin të mbushnin qese plastike me benzinë e naftë, duke shkaktuar rrezik zjarri në stacionet me njerëz e automjete.

Në pamje shihet një burrë me maskë në fytyrë per te cilin mediat shkruanin me ironi se ishte gati të rrezikonte me zjarrin “por jo me Covid-19”, për të marrë furnizimin.

Plani i kryeministrit britanik Boris Johnson për viza të shpejta tre-mujore pune mes krizës së karburantit dhe shoferëve në vend, nuk po rezulton një sukses me shoferët evropianë, shkruante sot e përditshmja vendase “Independent”.

Por ironikisht vizat zgjasin vetëm deri në 24 dhjetor, ditën para festës së Krishtlindjeve, dhe shoferi polak Jakub Pajka, tha se nuk janë me leverdi, megjithse ka punuar më parë në Britani.

Duke folur për “Independent” në timonin e kamionit të tij në Varshavë, ai tha: “Jo, falemnderit zoti kryeministër, nuk do të përfitoj nga mundësia juaj. Asnjë shofer nuk dëshiron të vendoset aty për vetëm tre muaj, vetëm që ju të përgatiteni për festat”.

FOTO GALERI
3/7
Nje prej shofereve nxorri thike per perballjen

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA