Sllovenia ka pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinës anti Covid të prodhuar nga Johnson & Johnson.
Ministri i Shëndetësisë, Janez Poklukar tha se vendimi është marrë për shkak se një grua ndërroi jetë pas vaksinimit.
“Pacientja kishte mpiksje gjaku dhe gjakderdhje në tru”, tha për agjencinë STA, Igor Rigler, një neurolog në qendrën spitalore të Lubjanës.
Kompania Johnson&Johnson ende nuk e ka komentuar këtë vendim të autoriteteve sllovene, raporton Reuters.
Ndërsa ministri Poklukar tha se ende nuk është njoftuar në detaje për rastin mirëpo vdekja e pacientes duhet të sqarohet.
Vaksina Johnson & Johnson është një nga disa vaksinat që Sllovenia po përdor për imunizimin e popullsisë ndaj koronavirusit.
Sllovenia, një shtet me rreth 2 milionë banorë ka vaksinuar plotësisht gati 47% të popullsisë.
Top Channel