4 kompanitë e miellit ndaj të cilave Autoriteti i Konkurrencës kishte hapur një hetim pasi kishte konstatuar se këto ndërmarrje kishim caktuar çmimet e shitjes duke kontrolluar prodhimin në tregun e miellit i kanë shpëtuar gjobvënies nga Autoriteti.
Pak ditë më parë ky i fundit zhvilloi një seancë dëgjimore me kompanitë dhe anëtarët e institucionit për të analizuar nëse subjektet kishin kryer detyrimet e vendosura nga Autoriteti i Konkurrencës pas përfundimit të hetimit.
Kjo nuk ka rezultuar mesa duket dhe nisur nga ky fakt dy prej anëtarëve kishin propozuar gjatë seancës dëgjimore vendosje gjobe për moszbatim të tyre nga ana e kompanive. Por, sipas njoftimit të Autoritetit megjithëse anëtarët Juliana Latifi dhe Eduart Ypi kishin votuar pro ndëshkimit me gjobë ndaj tyre, me 3 vota kundër të Lieda Matja, Adriana Berberi dhe Denar Biba Komisioni i Konkurrencës ka hedhur poshtë propozimin e Sekretariatit për vendosje gjobe ndaj këtyre ndërmarrjeve që operojnë në tregun e importit të grurit, prodhimit e tregtimit të miellit.
Një vit më parë Autoriteti i Konkurrencës mbylli hetimin e thelluar për këto kompani ku evidentoi se bashkërendonin vendosjen e çmimit në treg, duke dhënë veç detyrimeve ndaj tyre edhe disa rekomandime për institucionet përkatëse si ndaj Ministrisë së Financave dhe Autoritetit Kombëtar.
Top Channel