Në pritje të Polonisë/ Priten të gjitha biletat për ndeshjen e kombëtares

29/09/2021 12:37

Thuajse të gjitha biletat e vëna në dispozicion për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë e vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror janë shitur dhe arsye se përse radha në dyqanin ku shiten biletat është deri jashtë tij, e tregon më së miri Gazmend Malo shef i zyrës së marketingut në FSHF.

Gazmend Malo: Në radhë të parë kemi të bëjmë me një renditje shumë pozitive të kombëtares sonë. Së dyti mund të them që ka të bëjë kundërshtari, emri i Polonisë me një star të futbollit botëror ndikon në këtë gjë dhe së treti ky stadium i mrekullueshëm është një atraksion i ri për shumë tifozë.

Vetëm 30% të tifozerisë lejohet të jetë e pranishme në stadiume sipas komtetit të ekspertëve të menaxhimit të pandemisë, gjë që shton pakënaqësinë e tifozerisë për të qenë sa më e madhe në stadiumin “Air Albania”.

Gazmend Malo: Ka disa masa që diku duhet të rishikohen pasi në jetën e përditshme ne ndeshemi në situata kontradiktore. Pra njerëzit nëpër lokale mbeten të ngjeshur dhe pa kontrollin që mund të ketë në një stadium ku do të mjaftonte kushtëzimi i bërjes së vaksinës apo i një testi PCR për të qenë i pranishëm. Në Europë shumica e vendeve kanë akses shumë më të gjerë se sa ne për pjesëmarrjen në stadiume.

Fakti që më 12 tetor në Tiranë do të zbresë në fushën e gjelbër Robert Lewandowski, një nga golashënuesi më të mirë në Eurropë e bën ndeshjen edhe më tërheqëse për tifozët.

Gazmend Malo: Kjo gjë duhet të vijë me një kontribut masiv, edhe me kontributin tuaj natyrisht duhet të mendojmë gjithmonë që skuadra që zbret në fushë është ajo kuqezi dhe se tre pikët janë të barabarta për të gjitha ndeshjet, qoftë kur luajmë kundër San Marinos apo Andorrës qoftë edhe kur luajmë kundër Polonisë apo Anglisë që kemi në grup këtë herë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA