Libri i ri mbi samitin Trump-Putin: Tani do të bëhem pak i ashpër me ty për disa minuta, por është vetëm për kamerat (fotot)

29/09/2021 15:45

Një libër i ri i ish-zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, ka rikthyer vëmendjen te raporti “i veçantë” i Donald Trump me presidentin rus, Vladimir Putin.

Libri me titull “Ajo që pashë në Shtëpinë e Bardhë” është pritet të dalë në treg më 5 tetor, por Washington Post ka publikuar disa nga detajet interesante.

Një prej tyre ka të bëjë me samitin e liderëve në Osaka më 28 qershor 2019 kur Donald Trump dhe Vladimir Putin ulen krah për krah para gazetarëve, pak para se të nisin një takimin e famshëm dypalësh që zgjati 90 minuta. Sipas dëshmisë, në një moment presidenti amerikan kthehet nga homologu rus dhe i pëshpërit: “Dëgjo, tani do të bëhem pak i ashpër me ty për disa minuta. Por është thjesht sa për kamerat. Sapo ato të largohen, do të fillojmë të flasim seriozisht. Ti më kupton, apo jo”.

Episodi i ka dhënë përsëri zë “falkojve” demokratë e mediave kryesore që pretendonin asokohe për një “marrëdhënie të errët dhe të paqartë” midis dy krerëve të shteteve.

Video e atij takimi ishte një nga “provat” e prokurorit Robert Mueller që publikoi raportin përfundimtar të hetimit të tij të dështuar se “rusët kishin manovruar për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016, në dëm të Hillary Clinton”.

Video e atij takimi tregon Trump duke drejtuar gishtin nga Putin: “Ju nuk duhet të ndërhyni më në zgjedhjet tona“, por ai e bën atë në një mënyrë gati hokatare, teksa Putin përgjigjet duke qeshur.

Tanimë Grisham pranon se “Ishte thjesht teatër”, edhe sepse në raportin zyrtar të samitit nuk u përmend ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2016.

Ndërsa libri pritet të zbulojë të tjera detaje të Shtëpisë së Bardhë, sipas rrëfimit të Grisham, kjo e fundit është akuzuar për shpifje për qëllime përfitimi. Trump dhe e shoqja përmes zëdhënëses Liz Harlington thonë se “libri është një tentativë për të bërë para duke shitur gënjeshtra për familjen Trump”.

Grisham, 45 vjeçe, e lindur në Kolorado dhe e rritur në Arizona, ka qenë mbështetëse e Trumpit që në fillimet e tij në politikë. Ajo mori pjesë në fushatën elektorale të biznesmenit të fuqishëm dhe në vitin 2017 mbërriti në Shtëpinë e Bardhë si shefe e zyrës së shtypit të Zonjës së Parë. Në vitin 2019, ajo u bë zëdhënëse e Trump dhe e mbajti atë post për rreth një vit.

FOTO GALERI
1/7
Donald Trump besonte se nëse bëhej vegjetarian do t’i vdisnin qelizat e trurit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA