Live/ Kosova në zgjedhje për herë të tretë në 18 muaj, pjesëmarrja më e ulët se në dhjetor. Kurti: Sot vendosin qytetarët. Vjosa Osmani: Do nxjerrim vendin nga kriza 07/06 15:30
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar dy raste të reja me fatalitet si pasojë e koronavirusit, teksa kanë rezultuar pozitivë me sëmundjen infektive edhe 66 persona nga 4633 testime.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.414 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.312.912 doza të vaksinës. Deri më sot 520.182 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sot janë shëruar 221 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.893. Në total numri i rasteve aktive është 3.185.
Top Channel