Gazetari Julian Kasapi tha në Open se tashmë me bërjen publike të pamjeve të vrasjes së policit Saimir Hoxha, ngjarja është e qartë.
Polici u hoxha u qëllua për vdekje nga i riu Aldi Rama , i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.
Kasapi në Open: Gjithçka më ne fund u sqarua, policia thotë se si ndodhi ngjarja, efektivët kishin gjetur një parcelë dhe po ktheheshin nga puna, policia kryqëzohet me mjetin e dyshuar, më pas ku automjet është kthyer dhe ka bërë që të jetë pas automjetit të policisë, te postblloku i parkut të mbrojtjes të Kune vainit.
Ndaluan automjetin, dhe kur po shohim pamjet çdo polic mund të ishte viktimë, nuk mund të flasim për jelek antiplumb. Njëri prej efektivëve ka jelekun që lexon policia.
Është shumë e qartë që janë policë, tani personi i treti nxjerr pistoletën dhe vret. Aldi Rama, tani, po të shohim backgroundin e tij ka dhe kundërshtimin e policisë, dhe këtu në 2021 e shpreh më së miri këtë. Tani çfarë ka bërë drejtësia me të, e kanë lënë në arrest shtëpie,
Top Channel