Harry Kane ishte shumë pranë largimit nga Tottenhami gjatë verës, pasi Manchester City i Pep Guardiolës kërkonte me ngulm shërbimet e sulmuesit, por në fund transferimi dështoi. Momenti jo i mire, që skuadra londineze po kalon, ka lëkundur akoma dhe më shumë pozitën e sulmuesit Kane, duke komplikuar marrëdhëniet e tij me drejtuesit e klubit, sidomos me presidentin Levy.

Në moshën 28-vjeçare, Kane po kërkon të bëjë një hap përpara, por forma e “Spurs”-ave është zhgënjyese dhe po ashtu edhe numrat personalë, pasi në 5 ndeshje, Kane nuk ka shënuar dhe nuk dhënë asnjë asist, duke bërë që kritikët në “Ishull” ta kanë në qendër të vëmendjes.

Drejtuesit e Tottehnamit, duke ditur dëshirën e sulmuesit për t’u larguar, kanë filluar të mendojnë për përforcime ose deri diku për një emër që mund të zëvendësojë kapitenin dhe bëhet fjalë për suedezin Dejan Kulusevksi. Kontaktet e para kanë nisur dhe tashme bisedimet janë në rrugën e duhur dhe pritet që oferta e parë zyrtare të vijë gjatë merkatos së dimrit.

21-vjeçari shihet si i duhuri për londinezët e gjithashtu duhet thënë se hapësirat e tij tek Juventusi kanë qenë të vogla, por që nuk i ka lëkundur drejtuesit e Tottenhamit. Dejan vlerësohet rreth 40 milionë euro dhe drejtuesit anglezë janë të gatshëm për të investuar një shumë të tillë për sulmuesin suedez. Mbetet për t’u parë nëse ky transferim do të realizohet, për të kuptuar më shumë edhe mbi të ardhmen Harry Kane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA