Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po shpreson që të gjendet një zgjidhje sot në Bruksel për çështjen e targave të automjeteve.
Në konferencën e përbashkët për media me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministri Kurti akuzoi sërish presidentin serb Aleksandar Vuçiç se po flet me gjuhën e shekullit të kaluar.
“Unë uroj dhe shpresoj që të gjendet zgjidhja aty. Gatishmërinë e kemi treguar edhe të hënën në takim me komandantin e KFOR-it. Ku nënkuptohet largimi i barrikadave për liri të lëvizjes dhe largimin e Njësive Speciale me zëvendësim të trupave të KFOR-it. Kështu policia kufitare do të qëndronte dhe reciprociteti po ashtu. Serbët lokalë e kanë pranuar vendimin, por ka një individ në Serbi, që është edhe kryetar që flet me gjuhën e viteve ‘90-ta të shekullit të kaluar”, shtoi ai.
Top Channel