Studenti i fejuar me mbesën rebele të perandorit të Japonisë, zbret në Tokio para njoftimit të martesës (fotot)

28/09/2021 17:20

Romantikët japonezë të familjes mbretërore “mbanin frymën” sot për njoftimin e datës së martesës së princeshës Mako, i fejuari i së cilës u kthye në Tokio pas kontestimeve të bashkimit të tyre.

Lidhja e të dashuruarve ka bërë zhurmë në mediat vendase të cilat e kishin ndjekur atë edhe në New York, ku ai po studion për legjislaturë.

Rrjetet japoneze televizive transmetonin pamjet direkte të uljes së avionit të Kei Komuro teksa pritet që martesa mund të ndodhë që muajin që vjen, pas shtyrjes së disa viteve.

29 vjeçarja Mako, është mbesa e madhe e perandorit Akihito, por sipas rregullave të perandorisë ajo duhet të heqë dorë nga titulli nëse martohet me një person jo-mbretëror.

Bashkimi i çiftit hasi kontestime kur u zbulua se familja e Komuro kishte vështirësi financiare, teksa nëna e tij nuk kishte paguar një borxh prej katër milionë jen ($36,000) nga nje ish-i fejuari i saj.

Media vendase thanë se ku është kthimi i parë i dhëndrit në Japoni që prej vitit 2018.

Teksa dilte nga avioni në aeroportin pranë Tokios, Komuro u prit nga kamerat televizive dhe gazetarët.

I veshur me një kostum të zi dhe flokët e gjatë të kapur nga prapa, djali përshëndeti me përkulje të thellë gazetarët, por nuk foli.

Ai do të kryejë tashmë karantinën e detyruar për dy javë, sipas kufizimeve kufitare të vendit.

Ligji perandorak i Japonisë parashikon që princesha të largohet nga familja mbretërore nëse martohet me një “të zakonshëm”, por i jepen ¥150 milionë ($1.3 milionë) “për të ruajtur dinjitetin e një personi që ka qenë më parë anëtar i familjes mbretërore”.

Por në një thyerje të paprecedentë të traditës, Princesha Mako do të refuzojë edhe këtë pagesë, duke i hapur rrugë martesës së saj që është shtyrë prej vitesh për arsye të disa konflikteve financiare në lidhje me të fejuarin.

Qeveria pritet të bjerë dakord që princesha të refuzojë pagesën e vetme prej kritikave ndaj të fejuarit të saj.

Komuro i ka propozuar princeshës në një darke në dhjetor 2013, dhe çifti mbajtën të fshehtë marrëdhënien e tyre gjatë kohës që  Mako studionte në Universitetin e Leicester në Britani.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2021/09/27/princesha-japoneze-thyen-traditen-duke-refuzuar-1-3-milione-per-tu-martuar-me-te-fejuarin-jo-fisnik-fotot/

FOTO GALERI
2/8
Teksa dilte nga avioni në aeroportin pranë Tokios, Komuro përshëndeti me përkulje të thellë gazetarët, por nuk foli.

Top Channel