Shpërthimi vrasës në Suedi/ Sulm i mundshëm me bombë ndaj policit që dëshmoi kundër bandave (fotot)

28/09/2021 19:02

Të paktën 25 njerëz janë plagosur sot nga një sulm i dyshuar me bombë në një ndërtesë apartamentesh në Suedi.

Shpërthimi ka tronditur mëngjesin e sotëm qendrën e metropolit verior Goteborg teksa rezidentët e tmerruar vraponin për të shpëtuar nga tymi e flakët.

Policia prej fillimit shprehu dyshime nëse shpërthimi ishte rezultat i një rrjedhjeje gazi, dhe skuadrat xheniere mbeteshin në gatishmëri gjatë orëve që zjarrfikësit shuanin flakët.

Autoritetet ende nuk kanë gjetur gjurmë të bombës por besojnë se një mjet shpërthyes është përdorur në ndërtesë.

Aty banon një oficer policie që kohët e fundit ka dëshmuar në një gjyq madhor të krimit të organizuar, raportonte rrjeti vendas ‘Goteborgs Posten’.

Tre gra të moshave 60 deri në 80, si dhe një burrë, ishin tre të plagosur rëndë.

Ministri i brendshëm Mikael tha në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin Stefan Lofven: “Është e dukshme se nuk mund të përjashtohet mundësia e një akti kriminal”.

Qeveria e Lofven është kritikuar së fundmi se ka dështuar në përballjen me krimin në rritje.

Kreu i operacioneve të shpëtimit John Pile tha për rrjetin AFP se hetimet mbi shpërthimin po kryhen me të njëjtën procedurë si për shpërthimet aksidentale dhe ato të qëllimshme.

Spitali Sahlgrenska, më i madhi në Goteborg kishte pranuar 16 njerëz me plagë nga shpërthimi dhe zjarri që pasoi, tha oficerja e policisë Ingrid Fredriksson.

24 vjecari Theodor Öréus, i cili ishte vendosur të banonte në ndërtesë së fundmi, tha se valët e shpërthimit tronditën apartamentin e tij në katin e pestë.

“Dera e apartamentit u mbyll me përplasje nga vala e presionit teksa tymi vërshonte në apartament”, tha ai për rrjetin Aftonbladet.

FOTO GALERI
3/7
Shpërthimi ka tronditur mëngjesin e sotëm qendrën e metropolit verior Goteborg

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA