Kreu i OBSH, Tedros Gebreisus ka kërkuar sot ndjesë dhe është zotuar të ndëshkojë përgjegjësit e skandalit të gjere të abuzimeve seksuale të stafit të OBSH, te dërguar në republiken Demokratike të Kongos për të luftuar epideminë e Ebolas.
“Gjëja e parë që dua t’u them viktimave e të mbijetuarve është të kërkoj ndjesë. Tashmë është përgjegjësia ime që përgjegjësit të mos tolerohen por të vihen para përgjegjësisë”.
Skandali i abuzimeve përfshin 80 raste të abuzimeve seksuale, mes të cilëve dhe 20 anëtarë të stafit të OBSH.
Një total prej 51 grash kanë raportuar abuzim seksual në duart e punonjësve të agjencive të OKB si UNICEF apo Organizata Ndërkombëtare e Emigracionit (IOM), e gjithashtu degë të tjera të saj Oxfam, Doktorët Pa Kufij , World Vision, e ALIMA.
Mediat thonë se raportimet fokusohen në punonjës të OBSH kongolezë të punësuar nga vendi, si dhe nga stafi ndërkombëtar i dislokuar atje për të luftuar përhapjen e Ebola në vitet 2018 deri në 2020.
Drejtori Tedros Adhanom Ghebreyesus përshkruante raportimet si “të tmerrshme,” dhe kërkoi ndjesë për veprimet e njerëzve “të punësuar nga OBSh që duhet të mbronin e t’u shërbenin” qytetarëve në Kongo.
Top Channel