Mediat ruse krahasojnë radhët e karburantit në Britani me ato të salçiçeve në Bashkimin Sovjetik (fotot)

28/09/2021 17:56

Mediat ruse pro-qeveritare bënin humor sot me mangësitë e furnizimit dhe radhët e gjata për karburant në Britani, duke i krahasuar me radhët famëkeqe për salçiçe në ish-Bashkimin Sovjetik.

Observimi bëhej nga vetë rrjeti gjigand britanik ‘Daily Mail’.

Rrjeti NTV në pronësi të gjigandit energjitik Gazprom shkruante se Britania është “në panik të vërtetë .. e mbërthyer nga kriza e karburanteve” si dhe se vuan nga mungesat e ushqimeve.

Kriza aktuale në Britani raportohet se është krijuar nga mungesat e shoferëve të furnizimit, për çka qeveria ka lëshuar 10 000 viza emergjente për punësimin e të huajve nga kontinenti.

“Pas krizës së ushqimit Britania është në krizën e karburanteve”, shpjegonte prezantuesja e NTV, Lilia Gildeeva para se të kalonte linjën te korrespondentja në Britani.

“Pikat e pakta të furnizimit që kanë ende karburant, janë të rrethuara nga makinat, teksa shoferët po luftojnë me jetën e tyre për çdo litër nafte”, thuhej më tej në raportim, duke iu referuar pamjeve të shumta të publikuara sot të shoferëve britanikë që përlesheshin me njëri-tjetrin gjatë pritjeve stresuese për karburant.

Më tej stacioni pro-Vladimir Putin thoshte: “Është një panik i vërtetë. Britania ka një mungesë të theksuar shoferësh kamioni për shpërndarje në pikat e karburanteve”.

“Prandaj njerëzit po blejnë rezerva, është njëlloj si në kohën e Bashkimit Sovjetik”.

NTV thoshte më tej se nuk është e qartë sa do të vazhdojë kjo dhe shtonte se qeveria e kryeministrit Boris Johnson nuk di si të veprojë.

Korrespondentja në Britani, Liza Gerson u tha më tej shikuesve të 11 zonave kohore të Rusisë: “Keshtu si e kanë nisur, për një javë do të ketë kriza urie, kompanitë e naftës do të falimentojnë dhe njerëzit do të ngrijnë në dimër”.

“Duket se ata nuk ngrohen apo ushqehen dot, as brenda makinave”.

Ndërkohë pamjet nga Anglia tregonin njerëz që luftonin me njëri-tjetrin në pikat e karburanteve, një prej të cilëve i aramtosur me thikë.

Ish-Bashkimi Sovjetik, i cili u shpërbë tre dekada më parë në dhjetor 1991 – njihej për rradhat famëkeqe të saçiçeve, mishit dhe artikujve të tjerë të konsumit.

FOTO GALERI
7/7
Ndërkohë pamjet nga Anglia tregonin njerëz që luftonin me njëri-tjetrin në pikat e karburanteve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA