Ambasadori i Koresë së Veriut flet në OKB, në të njëjtën kohë me testin raketor në Penian (fotot)

28/09/2021 16:12

Korea e Veriut ka dërguar dje një mesazh të fuqishëm për Perëndimin teksa në kohën që ambasador i saj fliste në asemblenë e përgjithshme të OKB, Peniani kreu testin raketor të radhës duke lëshuar mjetin balistik në detin e Japonisë.

Lëshimi raketor u interpretuar si një akt i qëllimshëm për të koinçiduar me fjalimin e ambasadorit  Kim Song.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara i ka ndaluar testimet raketore shtetit të Azisë së Largët por ky fakt u refuzua dje dhe nga ambasadori Sung.

Ai tha në fjalimin e tij se Korea e Veriut ka të drejtën e saj të patjetërsueshme për të mbrojtur veten dhe kjo përfshin testimet e armatimeve, “duke parë politikat armiqësore të vendeve të tjera”.

Ambasadori tha në OKB: “Rreziku i shpërthimit të mundshëm i një lufte të re në gadishullin korean nuk është nuk është eliminuar falë mëshirës së SHBA, por prej avancimit të armatimeve të vendit tonë me të cilat mund të kontrollojmë forcat armiqësore në pushtime të mundshem ushtarak”.

Song kërkoi më tej që SHBA t’i japë fund politikave armiqësore: “Ne jemi të gatshëm e të përgatitur në çdo kohe. Për t’i dhënë fund luftës koreane SHBA duhet të ndalojë politikat armiqësore, por ky aktualisht nuk duket si një opsioni besueshëm për SHBA”.

FOTO GALERI
4/5
Adam Mount, analist ushtarak në SHBA, tha: “Sistemet e lëvizshme hekurudhore janë relativisht më të lira dhe një opsion me besueshmëri të lartë "

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA