Aldi Rama, vrasësi i nënkomisarit të Lezhës, Saimir Hoxha  është në luftë mes jetës dhe vdekjes në këto momente ndërsa po merr mjekim të specializuar në spitalin e Traumës.

Gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo në një lidhje live në emisionin Open tha se asnjë nga familjarët e tij nuk është parë në spital.

Ai ndodhet në gjendje të rëndë me plagë në kokë, pas tentoi të vriste veten me armën e krimit.

Pasi u transportua në spitalin e Lezhës, ai u nis me urgjencë drejt Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar, por në një gjendje të rëndë.

“Sipas informacioneve po merr një trajtim të specializuar në spitalin Ushtarak. Ai erdhi tek Trauma rreth orës 17:30 i rrethuar me forca të shumta policie, ndërkohë që mësohet se nuk ka pasur familjarë  që ta shoqëronin në këtë moment kritik. Është në gjendje të rëndë në luftë mes jetës dhe vdekjes, është në koma, nuk jepte shenja jete. Gjendja e tij sipas mjekëve është tepër  e rëndë”, tha gazetarja Kristi Gongo.

Pasi qëlloi për vdekje nënkomisarin e Lezhës, Saimir Hoxhën, Rama u arratis drejt zonës moçalore të Lezhës, ku pas kërkimit prej 6 orësh nga forcat RENEA, dronë e helikopterë zgjodhi që t’i jepte fund jetës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA