20 mijë euro shpërblim për autorin e dyshuar të vrasjes së oficerit në Lezhë, telefononi në këtë numër 0694110853

28/09/2021 13:06

Policia e Shtetit ofron 20 mijë euro shpërblim për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në lokalizmin dhe kapjen e autorit të vrasjes së oficerit të Krimit në Lezhë, Aldi Rama, 21-vjeç.

Policia njofton se janë duke filluar kontrollet intensive për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes oficerit, Saimir Hoxha, 44-vjeç, i cili ishte duke kryer detyrën.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive me pika kontrolli të lëvizshme, kontrolle në banesa, lokale e ambiente të ndryshme, si dhe po vijon krehja masive e territorit, për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së oficerit të Policisë, i cili ishte duke kryer detyrën.

Krahas punës intensive për kapjen e autorit, Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve, për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij. 

Për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në lokalizmin dhe kapjen e autorit, shtetasit Aldi Rama, 21 vjeç, Policia e Shtetit  ka vënë në dispozicion 20 mijë euro, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe të sigurt. 

Për informacione të vlefshme, qytetarët të telefonojnë në numrin 0694110853”, njofton policia.

Ngjarja

Rreth orës 10:30 u qëllua me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA