Vullkani në La Palma rinis lëshimin e llavës pas disa orë qetësie, zona të reja në izolim (fotot)

27/09/2021 16:10

Vullkani në La Palma mëngjesin e sotëm ndali papritur lëshimin e llavës, para se disa orë më vonë të niste sërish të villte zjarr me shpërthime të frikshme që dëgjoheshin nga disa kilometra larg.

Ndërprerja e shkurtër gjatë të cilës aktiviteti vullkanik thuajse ndaloi tërësisht, bëri shkencëtarët të nisin analizat dhe parashikimet për gjendjen, mes dyshimeve se erupsioni mund të nisë një tjetër fazë.

Vullkanologët besojnë se një rrymë ajri mund të ketë bllokuar daljen e llavës në kanalet e nëndheshme.

Ndërkohë urdhra të reja izolimi janë lëshuar teksa llava rinisi rrjedhjen e ngadaltë drejt oqeanit.

Angel Victor Torres, president i ishujve Kanarie tha se shkëmbi i shkrirë mund të arrijë oqeanin brenda disa orëve, kur pritet të nisë lëshimi i gazeve helmuese nga përzierja me ujin e detit.

Vullkani i La Palma në malin Cumbre Vieja në jug të ishullit nisi shpërthimin më 19 shtator me lëshime konstante tymi e llave.

Që prej nisjes së aktivitetet sot ishte hera e parë që ai ndali thuajse krejtësisht, para se të riniste të ziente.

Gjeologu Nahum Mendez Chazarra tha për rrjetin spanjoll LaSexta se vullkani mund të jetë thjesht duke u rikarikuar para një tjetër shpërthimi aktiviteti intensiv.

Aeroporti i La Palma ishte i mbyllur dje e pardje prej rënies intensive të hirit që mund të dëmtojë motorët e avionëve.

FOTO GALERI
6/8
Aeroporti i La Palma ishte i mbyllur dje e pardje prej rënies intensive të hirit që mund të dëmtojë motorët e avionëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA