Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar se Kosova është e gatshme për bisedime me ndërmjetësimin e BE-së, në mënyrë që të zgjidhet situata në veri, në kufirin Bërnjak dhe Jerinë. Sipas tij bisedimet janë refuzuar nga Beogradi.

Kurti i ftoi qytetarët që të tregohen të durueshëm përballë kësaj situate të tensionuar, duke i garantuar ata se institucionet janë duke e kryer më së miri punën e tyre.

Kurti: Ne diskutuam me gjeneralin e KFORIT për sigurinë meqë kemi policët tanë atje. Vendimet që i marrim nuk janë të pastra politike. Jemi të hapur për bisedime nga BE që në datën 20 shtator kemi qenë, por janë refuzuar nga Beogradi. Ne si Kosovë jemi të gatshëm në çdo moment. Komandanti i KFOR është në kontakt edhe me kryetarët e komunave në veri të Ibrit, që situata të deeskalojë, përkundër disa nxitjeve që na vijnë nga fqinji ynë verior. Bashkëpunimin e kemi dhe i ftoj qytetarët për qetësi e durim se institucionet janë duke e kryer punën pa asnjë defekt.

Top Channel