Donald Trump: Vetëm telefonata nga doktori më ndalon të kandidoj në 2024 (fotot)

27/09/2021 21:13

Ish-presidenti amerikan Donald Trump tha dje se “vetëm telefonata e keqe nga doktori” do të ishte arsye që ai të mos kandidonte në zgjedhjet presidenciale të 2024.

Kur u pyet se çfarë do ta ndalonte të kandidonte përsëri në një intervistë në programin  ‘Voice News’, Trump tha se do të mendohej vetëm për një gjë.

“Besoj se vetëm ndonjë telefonatë e keqe nga doktori apo diçka e tillë. Gjërat ndodhin me anë të Zotit, por unë ndjehem shumë mirë, dhe e urrej atë që po ndodh në vendin tonë”.

Trump më pas kritikoi presidentin Joe Biden për atë që quajti shkatërrim të vendit brenda vetëm 10 muajve.

“Vendi ynë ishte në gjendje shumë të mirë 10 muaj më parë, por jemi kaq keq tani,” tha ai. “Kufijtë tanë, nëse shikoni masën e drogave që po vërshojnë në vend, janë në gjendje të rëndë. Veçanërisht fentanili që po hyn në nga kufijtë jugorë, krizën që po shkakton”, tha Trump duke iu referuar drogave me bazë opiumi që janë kthyer në një problem serioz në SHBA.

Rrjeti NewsMax shtonte se në një sondazh të Universitit të Quinnipiac  u mësua se 66 përqind e republikanëve dëshironin që Trump të kandidonte përsëri në 2024, dhe se një numër i ngjashëm besojnë se zgjedhjet e 2020 “u vodhën” nga Biden e demokratët.

“Shifrat janë një shuplakë ndaj parashikimeve se Donald Trump nuk ka të ardhme politike,” thuhej në deklaratën e Tim Malloy, analistit të Quinnipiac University.

“Me një maxhorancë të konsiderueshme, Republikanët besojnë se (1) zgjedhjet u vodhën nga Trump, (2) duan që Trump të kandidojë përsëri, dhe (3), nëse nuk votojnë për Trump, ata preferojnë dikë që është dakord me të.”

Sondazhet thonë se shifrat e Biden ranë gjatë tërheqjes nga Afganistani në gusht, kur talibanët erdhën në pushtet brenda 10 ditëve ndersa amerikanet u evakuan nga vendi mes skenave kaotike ne aeroportin e Kabul.

FOTO GALERI
2/5
Mbeshtetes te Trump para mitingut

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA