Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur në takim nga kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli.

Edhe takimi i Pacollit me Ramën po bëhet me dyer të mbyllura. Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje para se të filloj takimi.

Ndërkohë që kryeministri Rama po qëndron në vizitë një ditore në Kosovë, e ku mëngjesin e së hënës është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Pas takimit është mbajtur edhe një konferencë e përbashkët e dy kryeministrave.

Pas Kurtit, Rama takoi të parin e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Kransiqi dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

Kryeministri shqiptar do të takohet edhe me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Nisma-s Socialdemokrate, Fatimir Limaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA