Automjete të policisë së Kosovës kaluan mëngjesin e sotëm në qytetin e Zubin Potokut në veri e iu drejtuan pikës kufitare të Bërnjakut të ndodhur atje.

Mediat vendase raportojnë sakaq se avionë “MIG” të ushtrisë serbe kanë fluturuar në hapësirën ajrore pranë kufirit me Kosovën, çka bëri që protestuesit serbë t`i duartrokasin. Të shtunën, Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok iu vu flaka, ndërsa është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan.

Për shkak të zhvillimeve në veri, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani më 25 shtator ndërpreu vizitën e saj në Shtetet e Bashkuara dhe u nis drejt Kosovës. Disa media në Serbi kanë raportuar për lëvizje të tankeve drejt kufirit me Kosovën, por ushtria serbe nuk është deklaruar zyrtarisht për këtë çështje. Kryeministri Albin Kurti tha se për sa kohë të ketë rrezik në pikat kufitare, njësitë speciale të Policisë së Kosovës nuk do të lëvizin prej aty.

“Ndërtesat në Bërnjak dhe Jarinjë janë aty sepse njësia speciale është aty”, tha Kurti. Kryeministri i Kosovës bëri të ditur se janë ftuar nga faktori ndërkombëtar që të shkojnë në Bruksel për të diskutuar lidhur me situatën në veri, por, sipas tij, kjo ftesë është refuzuar nga Beogradi. “Serbia nuk është e interesuar për fqinjësi të mirë. Serbia nuk është e interesuar për dialog”, deklaroi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA