Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj ka munguar në takimin me kryeministrin Albin Kurti për të folur rreth gjendjes së krijuar në veri.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Haradinaj ka bërë me dije se ka shkuar në orën 9 në zyrën e kryeministrit të Kosovës, por nuk ishte aty.

Qëndrimin e tij për situatën në veri e bën të ditur edhe në rrjete sociale duke thënë se “Kosova duhet të mbrohet edhe me jetë në çdo kohë dhe situatë”.

“I jam përgjigjur kërkesës për takim me Kryeministrin në orën 9 dhe unë në këtë orë isha në zyrën e tij, por ai nuk ishte aty! Takimi do të duhej të ishte informativ për situatën e sigurisë në veri.

Qëndrimi im për situatën në veri është i qartë dhe ai nuk ndryshon kurrë, pavarësisht nëse vjen kryeministri në takim apo jo! Kosova duhet të mbrohet edhe me jetë.

Gjithmonë me mbrojtësit e Kosovës! Unë kam qenë dhe jam në Kosovë dhe për Kosovën në çdo kohë dhe situatë. Koordinimi me aleatët tanë duhet të jetë i përhershëm!” – shkroi Haradinaj.

Top Channel