Live/ Kosova në zgjedhje për herë të tretë në 18 muaj, pjesëmarrja më e ulët se në dhjetor. Kurti: Sot vendosin qytetarët. Vjosa Osmani: Do nxjerrim vendin nga kriza 07/06 15:30
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 16.481 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Sipas njoftimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.274.156 doza të vaksinës.
“Deri më sot 503.498 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 4.322 testime, 77 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 696 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.758. Në total numri i rasteve aktive është 4.176”, thuhet në njoftim.
Top Channel