Tre persona, banues në Norvegji, Itali dhe Tiranë janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi u kapën me doza lëndë narkotike kokainë, ekstazi dhe canabis sativa.
Gjatë kontrolleve në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, u kapën dhe arrestuan personat e identifikuar me inicialet:
I.D., 40 vjeç, banues në Norvegji, D.S.,40 vjeç, banues në Itali dhe F.Xh., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe u proceduan penalisht shtetasit A.Q.,27 vjeç, banues në Kosovë, M.A., 34 vjeç, banues në Arabi Saudite, J.I., 36 vjeç, banues në Kosovë.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të llojit kokainë, ekstazi dhe canabis sativa.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ndërkohë vijojnë kontrollet në kuadër të masave për garantimin e rendit e sigurisë dhe parandalimin e goditjen e paligjshmërisë. Si rezultat i kontrolleve, Policia vë në pranga tre shtetas si dhe procedon penalisht tre të tjerë për posedim të lëndëve narkotike.
Top Channel