68 vjeç, Putin “zhytet” në ujrat siberiane/ Presidenti rus “macho” në motovarkë!

26/09/2021 13:50

Në moshën 68 vjeçare, Vladimir Putin nuk ka frikë të zhytet deri në mes në ujrat e ftohta siberiane për të peshkuar.

Shefi i Kremlinit kaloi disa ditë peshkimi në natyrën e egër pas vetë-izolimit të shkurtër si masë paraprake kundër Covid 19, që preku disa pjesëtarë të stafit të tij.

Presidenti rus, thotë Reuters, vazhdon të ushqejë imazhin e tij prej “macho”. Megjithatë, ndërsa herë të tjera ishte filmuar duke bërë xhiro me kalë i zhveshur nga mesi e lartë, këtë herë ishte më i veshur.

 

Putin nuk hoqi dorë sidoqoftë nga afishimi, dhe e mori vetë timonin e një motovarkë, siç treguan dhe pamjet filmike të shpërndara nga zyra e presidencës ruse.

Edhe këtë radhë, në këto ditë pushimi, Putin shoqërohej nga miku i besuar, ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu. Kreu i shtetit rus ka bërë dy doza të vaksinës Sputnik, dhe sipas Kremlinit, gjendja e tij shëndetësore është mjaft e mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA