Ajaxi vijon të konfirmojë supremacinë në futbollin holandez, pasi ka triumfuar me shifrat 3-0 ndaj Groningen dhe është shkëputur i vetëm në krye të renditjes, me 19 pikë pas 7 javëve të para, tre më shumë se Willem II që e ndjek nga pas.

Alvarez, Anthony dhe Mazroui shënuan për kryeqytetasit, që dominuan plotësisht takimin dhe regjistruan suksesin e 6 në kampionat në këto 7 javë të para, duke konfirmuar se mbeten ekipi për t’u mundur.

Nuk arrin të ruajë ritmin e kryesuesve PSV Eindhoven, që u mposht me rezultatin 2-1 në transfertën ndaj Willem II. Izraeliti Eran Zahavi ishte protagonist pasi shënoi autogol në fillim dhe më pas riktheu baraspeshën për PSV-në, megjithatë Willem gjeti golin e fitores 15 minuta para fundit me Nunnely.

Bën mjaft mirë Feyenoordi, që triumfoi jo pa vështirësi 5-3 ndaj Nijmeng, në një ndeshje që prodhoi gola të shumtë dhe spektakël, por në fund ishte skuadra nga Roterdami që festoi marrjen e tre pikëve. Skuadra nga Roterdami shënoi dy gola të shpejtë dhe krijoi idenë e një fitoreje të lehtë, por Nijmeng riktheu baraspeshën që në pjesën e parë dhe më pas mori avantazhin në të 74-ën, duke komplikuar tërësisht sfidën për vendasit.

Megjithatë në minutat e fundit protagonist u bë sulmuesi I talentuar holandez, Guus Til, që shënoi dy herë duke kompletuar përmbysjen, ndërsa më pas vulosi suksesin Dessers me golin e pestë në minutat shtesë. Në sfidat e tjera Vitesse nuk shkoi përtej barazimit 1-1 ndaj Fortuna Sittard, ndërsa Utrecht fitoi me rezultatin e thellë 5-1 ndaj Zwolles së vendit të fundit që është e vetmja skuadër që nuk e ka provuar shijen e fitores këtë sezon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA