Rifillon Superliga/ Partizani nuk e nisi mirë. Vllaznia ka sërish synime

25/09/2021 15:13

Ka qenë një fillim sezoni aspak i mirë për pritshmëritë e Partizanit ky i Abisnes Superligës për edicionin 2021/2022.

E vetmja fitore për të kuqtë në këtë sezon është ajo e kupës së Shqipërisë në mesjavë kur mundën Tërbunin e Pukës ndërkohë që në kampionat kanë regjistruar një humbje dhe një barazim respektivisht me Teutën dhe Skënderbeun. Kjo e bën edhe më të rëndësishme dhe me më tepër presion përballjen e tyre të së dielës me Vllaznisë.

Ilir Daja: Kemi një ndeshje të vështirë me Vllazninë. Po kalojmë një moment të mirë. Vështirësia rritet për faktin që duhet të fitojmë patjetër. Është koha për të fituar. Jemi të dënuar të rriskojmë gjithçka për të marrë tre pikët. Një fitore do i bënte shumë mirë skuadrës në aspektin psikologjik.”

Ndërkohë që për Vllazninë situata është disi më mirë. Shkodranët grumbullojnë 4 pikë në dy takimet e para falë një paraqitje shumë të mirë me Lacin në ndeshjen e parë që e fituan 5-3 me barazimit 1-1 me Teutën në Shkodër.

Thomas Bërdaric: Partizani ka një skuadër të mirë, lojtarë të spikatur, si dhe një trajner me eksperiencë. Ata nuk kanë pse të dëshmojnë asgjë, ne duhet t’i përballojmë me forcën tonë.

Në 5 ndeshjet e fundit Vllaznia ka arritur të marrë dy fitore përball Partizanit, një fitore ka shkuar për të kuqtë dhe dy ndeshje kanë dalë barazim pa gola. Gjithsesi përballja e së dielës premton një sfidë të ndezur në “Elbasan Arena”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA