Gara për titullin kampion në Ligue 1 të Francës duket e destinuar të “vdesë” pa nisur ende mirë, me Paris Saint Germain që vijon të tregohet cinik dhe të marrë 3-pikëshat me radhë, aq sa tani e sheh veten në krye me 24 pikë të plota, plot 10 më shumë se Marseille ndjekëse, që duhet thënë se ka luajtur dy ndeshje më pak.

Testi i radhës për parizienët ishte përballja me Montpellier në “Parkun e Princave”, ku mesfushori Gueye zhbllokoi rezultatin në minutën e 14’ dhe më pas në të 88-ën ishte gjermani Draxler që erdhi nga pankina dhe vulosi fitoren e tetë radhazi, në po kaq ndeshje në kampionat.

Ngec sërish Luyoni, që pasi luajti për plot 75 minuta me një lojtar më pak, ia doli të shmangë humbjen ndaj Lorientit dhe të marrë një pikë falë barazimit 1-1.

Italiani Emerson u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 15’, duke lënë vendasit me një lojtar më pak, ndërsa në të 20-ën miqtë gjetën edhe golin e avantazhit me anë të Lauriente.

Ndonëse me një lojtar më pak, Lyoni luajti si i barabartë përballë Lorientit dhe në minutën e 50’ gjeti golin e barazimit me anë të Ekambi, ndërsa në shtesë shënoi edhe një gol tjetër me brazilianin Paqueta, që këtë herë u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA