Motra e Kim Jong-un kërkon fundin e luftës koreane ‘nëse SHBA ndalon armiqësinë’ (fotot)

25/09/2021 21:14

Motra e diktatorit korean Kim Jong-un ka thënë së fundmi se e vetmja rrugë për fundin e luftës në gadishullin korean është nëse SHBA dhe Korea e Jugut ndalojnë politikat e tyre armiqësore ndaj vendit.

Kim Yo-jong tha se vendi i saj pranon bisedimet e lira me Seulin nëse plotësohen disa kushte, mes të cilave heqja e sanksioneve ekonomike të vendosura nga Uashingtoni.

Deklarata e saj vjen në një kohë kur Korea e Veriut vijon kryerjen e testeve raketore megjithë sanksionet amerikane në fuqi.

Ajo raportohet se bëri ofertën e bisedimeve duke përmendur thirrjen e presidentit koreano-jugor  Moon Jae-in në fjalimin në OKB, për t’i dhënë fund luftës koreanë me anë të një deklarate politike.

Në deklaratën e saj thuhej: “Duke buzëqeshur një buzëqeshje të sforcuar e duke lexuar deklaratën për fundin e luftës, edhe pse besoj se këto nuk mbajnë ujë e nuk ndryshojnë asgjë, duke pare pabarazinë aktuale dhe kontradiktat”.

Korea e Jugut po merr në konsideratë deklaratën e Kim Yo-jong dhe thanë se po vazhdojnë punën për rivendojsen e lidhjeve me Veriun.

Sanksionet e vendosura nga SHBA janë ashpërsuar gjithnjë e më shumë prej nisjes së testimeve raketore e bërthamore nga Korea e veriut në 2016 e 2017.

Ekspertët thonë se për të mbyllur gjendjen e luftës mes Koresë së Veriut, të Jugut dhe SHBA, e cila është ndaluar me një armëpushim.

Kjo do të thoshte se Peniani mund të kërkojë largimin e rreth 28,500 trupave amerikane nga Korea e Jugut.

Të tjerë ekspertë thonë se edhe nëse hiqen sanksionet Korea e Veriut nuk do të pranojë të denuklearizohet.

Në Korenë e Jugut dhe në Japoni ka një total prej rreth 80,000 trupash ushtarake amerikane.

FOTO GALERI
3/7
Lideri verior ka thënë se vendi duhet të jetë i gatshëm si për dialog ashtu dhe për konfrontim, sidomos me Amerikën

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA