Vota historike në parlamentin e Meksikës për privatizimin e industrisë së energjitikës u shënua dje me luftime me grushte, debate të nxehura dhe një striptizë nga një prej deputetëve të majtë të Partisë së Revolucionit Demokratik (PRD).
Në votën e kontestuar Meksika i hapi rrugë për herë të parë në 70 vjet privatizimit të industrisë së naftës.
Ndërsa deputeti i majte Antonio Garcia Conejo, për të ilustruar protestën e tij ndaj ligjit, doli i zhveshur para podiumit për të dhënë fjalimin e tij vetëm në të mbathura. Ai tha se paraqitja e tij simbolizonte “zhveshjen e Meksikës nga pasuria esaj e naftës”.
Para kësaj partia e tij kishte tentuar të gjitha taktikat për të ndaluar diskutimet. Ata tentuan të bllokojnë dhomën e deputetëve me karrige e tavolina. Kur diskutimet u zhvilluan në një sallë tjetër ata e vonuan rreth 20 orë, para se të dorëzoheshin ndaj të pashmangmes.
Anëtarët e partisë PRD thërrisnin slogane si “Atdheu nuk është në shitje!”
Conejo tha në fjalën e tij: “Kështu ju jeni duke e zhveshur vendin. Çfarë fitoni me këtë? Kjo është e turpshme! Por unë nuk turpërohem me ju, te gjithe kemi nje trup.”
Pas miratimit në Kongres, propozimi pret aprovimin e 17 nga 31 shtetet e Meksikës, për t’u vënë në zbatim.
Top Channel