‘Bëni më shumë bebe’/ Orban me 4 aleatët sfidojnë BE me politika pro-familjes (fotot)

25/09/2021 18:29
Kryeministri çek Andrej Babis; Sloveni Janez Jansa; Viktor Orban; Aleksandar Vucic; Milorad Dodik; ministrja hungareze e familjes Katalin Novak

Katër vende të Evropës qendrore kanë shpallur dje se problemi i tyre kryesor është rënia e numrit të lindjeve dhe jo ndryshimet klimatike. Ato gjithashtu kanë refuzuar zgjidhjen e ofruar nga Brukseli për çështjen, me hapje dyersh ndaj emigrantëve.

Liderët u mblodhën në Budapest për Samitin e Katërt Demografik, ku nënshkruan deklaratën që thotë se emigracioni masiv nuk është zgjidhja për rënien e numrit të lindjeve në Evropë.

Samiti i pritur nga kryeministri hungarez Viktor Orban, kishte prezentë liderët e Çekisë, Serbisë, e Slovenisë, si dhe ish-zv-presidentin e Donald Trump, Mike Pence.

Takimi nuk pritet të shikohet me entuziazëm në Bruksel në një kohë kur Slovenia mban presidencën rotacionale të bllokut.

Rezoluta e samitit është një sfidë direkte te politikave “liberale” të perëndimit ku vlerat familjare konsiderohen “të prapambetura”, u tha në komentet e takimit.

“Civilizimi perëndimor nuk mund të mbështesë veten e tij,” tha Orban duke iu referuar ratave të lindjeve në shumicën e vendeve të BE, përfshi edhe vendin e tij Hungarinë.

“Por për disa kjo nuk është një problem; ata besojnë se automatizimi do të zgjidhë të gjitha problemet tona, ndersa të tjerë duan që emigrantët të vendosen këtu si klasa e re punëtore e Evropës. Por ju nuk mund të ndryshoni dot identitetin e civilizimeve 1,000-vjeçare”, tha mes te tjerash Viktor Orban.

Kryeministri i Slovenisë, Janez Jansa, tha: “Duhet të bëjmë më të thjeshtë që njerëzit të hapin familje. Kemi nevojë për familjen si njësia themelore e shoqërisë, pasi ajo është njësia themelore e shoqërisë dhe e shtetit të fortë”.

Ndërsa Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, hodhi dyshime mbi realitetin e ndryshimeve klimatike: “A janë ato vërtet më të rëndësishme se problemet demografike, me te rendesishme se e ardhmja e vendeve e kombeve tona?”. /Balkaninsight/

FOTO GALERI
3/4
Takimi nuk pritet të shikohet me entuziazëm në Bruksel

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA