Kreu taliban i sigurisë: Rikthehen ekzekutimet e gjymtimet, ndoshta jo në publik (fotot)

24/09/2021 19:58

Kreu i vjetër taliban i drejtësisë dhe burgjeve, tha sot se ekzekutimet dhe prerjet e duarve do të rinisin në vend, por ndoshta jo në publik.

Norudin Turabi njoftoi rikthimin në versionin e ashpër të drejtësisë islamike por kësaj radhe jo me shfaqje publike të tyre.

Gjatë periudhës së parë të regjimit Taliban në Afganistan në vitet 1990 para pushtimit të SHBA në 2001, nga Kabuli vinin skena të rënda ekzekutimesh publike në stadiumin e futbollit.

Në një intervistë me Associated Press, Turabi refuzoi ashpërsinë e ekzekutimeve në të kaluarën dhe paralajmëroi fuqitë botërore kundër ndërhyrjes në punët e brendshme të Afganistanit.

“Të gjithë i kritikonin dënimet në stadiumin e Kabul, por nuk thonin asgjë për ligjet e dënimeve. Asnjë nuk na thotë se cilat ligje duhet të kemi. Ne ndjekim fenë islame dhe bëjmë ligjet tona sipas Kuranit”, tha Turabi.

“Prerja e duarve është e nevojshme për sigurinë,” shtoi ai, duke pranuar se kabineti i ri po diskuton nëse dënimet do të kryhen apo jo në publik.

Më parë talibanët ekzekutonin vrasësit me një plumb në kokë, me aktin e kryer nga familjarët e viktimës. Këta të fundit kishin si opsion pranimin e “parasë së gjakut” për të lejuar fajtorin të jetonte.

Për vjedhësit dënimi ishte prerje dore, ndërsa për grabitësit e udhëtarëve ishte prerja e këmbës.

Turabi tha së kësaj radhe gjykatësit, përfshi edhe gra, do të japin vendimin e tyre, por baza e ligjeve do të mbetet libri i shenjtë islam, Kurani.

FOTO GALERI
5/6
Për vjedhësit dënimi ishte prerje dore, ndërsa për grabitësit e udhëtarëve ishte prerja e këmbës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA