Fitore e thjeshtë për Bayern Munich në transfertën ndaj Greuther Furth, ndeshje që i dha start javës së 6-të të Bundesligas. Bavarezët morën fitoren e 5-të rresht në Bundesliga dhe të 6-ën në të 7-ën në të gjitha kompeticionet pasi triumfuan me rezultatin e pastër 1-3.
Shifrat u zhbllokuan nga Thomas Muller pas 10 minutash lojë ndërkohë që në të 31-ën Joshua Kimmich i shërbyer nga Leroy Sane dyfishoi shifrat.
Në fillimin e pjesës së dytë Pavard la skuadrën e Nagelsmann me një lojtar më pak në fushë, pasi u ndëshkua direkt me karton të kuq, gjithsesi Bayerni i trefishoi shifrat në të 68-ën me autogolin e Giesbeck ndërkohë që në fund kishte vend edhe për golin e nderit të Greuther Furth të shënuar nga Itten.
Me këtë fitore Bayerni kryeson i vetëm me 16 pikë ndërkohë që Greuther Furth pozicionohet në vendin e fundit me vetëm 1 pikë pas 6 javësh.
Top Channel