Trajneri i Metzit “sulmon” Mbappenë: Që ta duam, duhet të jetë më i përulur

23/09/2021 23:20

Paris Saint Germain mori një fitore në frymën e fundit në fushën e Metzit, siç ndodhi në ndeshjen paraardhëse të Ligue 1 kundër Lyonit. Heroi i parizienëve rezultoi Achraf Hakimi, që realizoi në ekstremet e kohës, në minutat 5’ dhe 95’. Goli i shënuar në shtesë shkaktoi një situatë të tensionuar në fushë midis portierit Oukidja dhe Mbapésë.

Diçka duhet të ketë ndodhur, sepse portieri i Metzit, shumë i zemëruar, i shkoi pas sulmuesit të PSG-së. Kuptohet që talenti i parizienëve i ka thënë diçka gjatë festimit të golit, disa fjalë që provokuan reagimin e “gardianit” të vendësve.

Në përfundim të ndeshjes, Frédéric Antonetti, trajneri i Metz, duke iu referuar kësaj situate të tesionuar, kritikoi sjelljen e Mbappesë: “Unë e dua Mbappénë, por ai duhet të sillet ndryshe nëse dëshiron që të tjerët ta duan. Duhet të jetë më i përulur …”.

Para golit të shënuar në minutën e 95 -të, pati tension mes Mbapésë dhe portierit Oukidja, teksa lojtari i PSG -së, në vend që ta kthente topin te skuadra rivale, tentoi të shënonte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA