Tabaku në Kuvend: E patolerueshme që me dhunën e kartonëve të shkelni Kushtetutën!

23/09/2021 13:03

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku e quajti një tentativë për t’i mbyllur gojën opozitës vendimin për të bërë online mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Ajo tha që mazhoranca nuk mund ta përdorë më forcën e kartonit për të shkelur sipas saj Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

“Ju mund të vendosni me forcën e kartonit, por kur shoh opera, koncerte, minimumin e transparencës ne ia kemi detyrë publikut. U tha këtu se kjo bëhet edhe në parlamentet e Evropës, kjo nuk është e vërtetë. Mos vendosni me forcën e kartonëve për të shkelur Rregulloren e Parlamenti dhe Kushtetutën. Ne nuk mund të bëjmë gjoja. Ne kemi bërë edhe propozime shumë konstruktive, që të bëhet me turne mbledhja e komisioneve parlamentare, në salla më të mëdha. Është e patolerueshme që me dhunën e kartonëve të shkelni Kushtetutën. Nuk mund të vazhdohet më kështu“, tha Tabaku.

 

Top Channel