Real Madridi ka regjistruar një fitore shumë të lehtë në përballjen me Mallorcan në kuadër të javës së gjashtë të La Ligas të cilën e mposhti me rezultat 6-1.

Fitorja e Real Madridit u paralajmërua që në fillim të ndeshjes kur Karim Benzema shënoi pas vetëm tre minutave lojë, ndërsa Marco Asensio shënoi edhe dy gola të tjerë brenda pesë minutave, 24’ dhe 29’ në mesin e të cilave Kangin kishte shënuar paraprakisht për ta ngushtuar në 2-1 epërsinë e Realit.

Dominimi i Real Madridit vazhdoi edhe në pjesën e dytë të ndeshjes. Në minutën e 55’ Marco Asensio shënoi dhe golin e tretë personal në këtë ndeshje duke e çuar rezultatin në 4-1.

Goli i tretë i Asensios u pasua edhe nga një tjetër gol i Karim Benzemas që e shënoi në minutën e 78’, si dhe një tjetër nga Isco dhe ky ishte edhe rezultati final i këtij ballafaqimi. Pas këtij triumfi, Real Madridi renditet i pari në tabelë me 16 pikë pas gjashtë ndeshjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA