Shi acid dhe gaz toksik në të gjithë Europën/ Katastrofa kur llava të prekë detin

23/09/2021 14:32

Llava e vullkanit Cumbre Vieja në La Palma të ishujve Canarie po i afrohet detit, e kur të mbërrijë aty mund të ketë “shpërthim”, lëshim gazi toksik e “shi acid në Europë” sipas gjeologut José Mangas, i cili uron megjithatë që kjo të mos ndodhë, por nuk e përjashton si mundësi.

Llava vazhdon e pafrenuar rrugëtimin e saj duke gëlltitur çdo gjë që i del përpara teksa materiali vullkanik që vazhdon të dalë nga Cumbre Vieja mbërrin temperaturën 1.100 gradë dhe avancon me një shpejtësi prej 700 metrash në orë.

Vullkani shpërtheu të dielën duke çliruar llavë, tym dhe hi në ajër nga parku kombëtar Cumbre Vieja. Bashkia menjëherë u bëri thirrje banorëve të “jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm”, të qëndrojnë larg zonës dhe të mos dalin në rrugë. Televizioni spanjoll tregonte lavën që shpërthente dhe shtëllungat e tymit mund të shiheshin nga i gjithë ishulli.

Shpërthimi u parapri nga më shumë se 22,000 lëkundje në zonën e konsideruar një nga rajonet më aktive vullkanike në Kanarie. Shpërthimi më i hershëm vullkanik i regjistruar në La Palma, sipas Institutit Gjeografik Kombëtar Spanjoll, ka ndodhur në vitin 1430.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA