Shkencëtari bërthamor Iranian Mohsen Fakhrizadeh, i vrarë në Iran nëntorin e vitit të kaluar, u ekzekutua sipas New York Times me një armë të papërdorur kurrë më parë: një mitraloz i aktivizuar nga 1.600 km distancë e i komanduar nga inteligjenca artificial.
E përditëshmja amerikan insiston se ky ishte nje operacion i inteligjencës izraelite. Përfundimet e saj mbështeten në një sërë intervistash me zyrtarë iranianë, izraelitë e amerikanë, dy nga të cilët kanë qenë të përfshirë direkt në planifikimin e vdekjes së Fakhrizadeh, i qëlluar për vdekje në kohën kur ndodhej brenda në makinë e po lëvizte në veri të Teheranit me gruan të ulur në sediljen e parë.
Qershorin e këtij viti, shefi në largim i shërbimit të inteligjencës izraelite, Mossad, e la të kuptohej përfshirjen e mundshme të Izraelit në sulmet e fundit në ndërtesat bërthamore të Iranit dhe ndaj shkencëtarit Iranian, edhe pse nuk e pohoi hapur se shteti hebre mbante përgjegjësi për këto veprime.
Deklarata e Yossi Cohen për televizionin izraelit Channel 12, u konsiderua se sugjeronte që edhe shkencëtarët e tjerë iranianë të cilët punojnë në aktivitetet bërthamore të Iranit mund të jenë pre e atentateve të ngjashme.
Top Channel