“Perëndimi po fundoset”, propaganda ruse ngre peshë serbët!

23/09/2021 13:57

Pavarësisht se mbi dy të tretat e tregtisë së jashtme të Serbisë kryhen me BE dhe investimet kryesore vijnë nga Europa Perëndimore, shumica e popullsisë vazhdon të shohë Rusinë dhe Kinën si partnerët më të rëndësishëm ekonomikë.

Megjithëse qindra mijëra serbë punojnë, studiojnë dhe jetojnë në vendet e BE, në Rusi dhe Kinë jetojnë shumë pak, shumë qytetarë serbë e shohin Moskën dhe Pekinin si miqtë më të ngushtë të vendlindjes, ndërkohë që nga BE nuk presin ndonjë gjë të mirë. Për analistin Thomas Brey, ky hendek mes ndjenjave rusofile dhe realitetit shpjegohet me ndikimin e mediave shtetërore ruse në peizazhin mediatik serb dhe përmes kësaj në opinionin publik në vend.

Sidomos publikimi në serbisht i agjencisë ruse të lajmeve, Sputnik skicon përditë një pamje të zhvillimeve ndërkombëtare që ka pak të bëjë me realitetin, thotë Brey.

Sipas raportimeve ruse, perëndimi dhe SHBA janë para fundosjes, në një kohë që vende të tjera si Rusia dhe Kina po fitojnë gjithnjë e më shumë influencë në botë.

Ato e lidhin një gjë të tillë me sistemet shoqërore dhe ekonomike të këtyre vendeve duke thënë se ia kalojnë fuqishëm perëndimit, duke krijuar kështu një imazh, që është më shumë virtual se real, vazhdon analisti që pohon se propaganda e vazhdueshme negative kundër Perëndimit e ngritja lart e Rusisë e Kinës, ka fituar terren.

ëse Brukseli edhe në të ardhmen nuk do të ndërmarrë asgjë për t’i futur në vetëdijen e popullit serb arritjet e veta dhe të theksojë avantazhet e një lidhjeje me perëndimin, atëherë e ka të humbur luftën. Sepse Rusia me instrumentat e soft-power ka kohë që i ka bërë për vete zemrat e serbëve, thotë Brey.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA