Drejtuesit e Barcelonës janë në kërkim të një figure të përshtatshme për të zëvendësuar trajnerin holandez, Ronald Koeman, pozicioni i të cilit është në fije të perit pas humbjes së thellë ndaj Bayernit, në Champions, dhe barazimit me Granadan në “Camp Nou”. Mediet katalane, shumë pranë klubit “blaugrana”, shkruajnë se profili ideal do të ishte një ish-lojtar i Barcelonës, që e njeh mirë ambientin, ka qenë trajner që ka punuar në këtë klub.

I pari në listën e preferencave është Xavi Hernandez, megjithëse ka dyshime serioze nëse që trajneri i Al-Sadd do ta pranonte ofertën e Laportës tani. Disa burime gjithashtu theksojnë se Laporta do të preferonte një alternativë tjetër për të mos e “djegur” në këtë moment Xavin si alternativë.

Sergi Barjuan, i cili po udhëheq Barçën B, ka rënë poshtë si mundësi, ndaj tani kërkimet janë përqendruar në gjetjen e atij ish-lojtari, që është i papunë dhe ka konsensusin e të gjithë ambientit. Një kandidat tjetër do të ishte Thierry Henry, i cili është parë sezone më parë si zëvendësues i mundshëm i Valverdes.

Roberto Martínez është gjithashtu një nga emrat që Barça po e studion me shumë vëmendje nëse rezultatet vijojnë të mos jenë ata që kërkohen dhe Ronald Koeman shkarkohet nga detyra. Trajneri aktual i Belgjikës ka marrëdhënie të shkëlqyera me Jordi Cruyff, megjithatë, ka mohuar çdo lloj kontakti dhe në deklaratat për Eurosport e ka përshkruar informacionin se ai është i përzgjedhuri si “thashethem”.

Kur u pyet, Roberto Martínez theksoi se “siç mund ta imagjinoni, nuk ka asgjë për të komentuar. Kur humbni tri ndeshje, thashethemet thonë se do të humbni punën tuaj … ”. Në rast se Barça hedh hapin përfundimtar, kontrata e tij me Belgjikën parashikon mundësinë që të përfundojë në mënyrë të njëanshme me lehtësira në rastin hipotetik, nëse shfaq interes një ekip i madh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA