Fermerët nga e gjithë Kosova morën traktorët e tyre dhe protestuan sot para Ministrisë së Bujqësisë.
Me idenë e veçantë, ata kundërshtuan politikat e subvencionimit të kulturës së grurit.
Fermerët kërkojnë nga ministria e Bujqësisë anulimin e vendimit për aplikim me kritere të reja dhe rikthimin e kritereve të vjetra vetëm për vitin 2020/2021.
Po ashtu kërkuan një memorandum bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Bujqësisë dhe Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës së bashku me bujqit tjerë.
Një fermer shprehet se me rregullat e reja, duhet të paguajë 75 euro për hektar, kur të bëjë kontratën te noteri si dhe të ketë të paktën 6 tonë grurë në pikën grumbulluese, për të përfituar subvencion.
Protesta e fermerëve me mbi 200 traktorë para ministrisë zgjati një orë, ndërsa ata presin që ministri i Bujqësisë, Faton Paci të thërrasë në takim.
Nëse kjo nuk ndodh deri më 27 shtator, ata paralajmërojnë përshkallëzimin e protestave.
Top Channel