Kryetarët e komunave kanë mbajtur një takim virtual me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për të diskutuar situatën lidhur me pandeminë Covid–19 me theks të veçantë për masat e reja kundër kësaj pandemie pas datës 27 shtator 2021.
Ministri Vitia në këtë takim informoi kryetarët e Komunave me situatën e tanishme me pandeminë dhe sidomos aktivitetet ndër-institucionale kundër kësaj pandemie. Ai tha se në këtë kohë kemi pasur shumë takime për të vlerësuar situatën aktuale me pandemi.
Poashtu ai falënderoi Kryetarët e Komunave për punën e bërë në fushën e vetëdijesimit të qytetarëve për vaksinim dhe parandalim të përhapjes së virusit.
Ministri Vitia informoi kryetarët e Komunave me propozim masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi pas datës 27 shtator 2021:
– Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë me datën 27 shtator ku në klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës. Në klasat me më shumë se 20 nxënës, mësimi mbahet në dy grupe.
– Institucionet parashkollore do të punojnë me kapacitete të plota,
– Kufizimi i lëvizjes vazhdon të mbetet i njëjtë, nga ora 22:00 – 05:00h.
– Gastronomia do të vazhdojë me të njëjtin orar. Lejohet puna brenda lokaleve për personat që ofrojnë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse. Kjo nuk vlen për ambientet e jashtme të gastronomisë.
– Personeli i Sektorit Publik dhe Privat, të cilët kanë punë me palë, duhet të janë të vaksinuar ose të ofrojnë dëshmi për testet relevante.
Në këtë takim, nga Kryetarët e Komunave dhe përfaqësuesit tjerë komunalë të pranishëm në këtë takim online me Ministrin e Shëndetësisë u paraqiten edhe sfidat dhe nevojat aktuale që janë në komunat e Kosovës me theks të veçantë lidhur me fillimin e procesit mësimor.
Në të njejtën kohë nga të gjithë u kërkua që të kenë vigjilencë në respektimin e këtyre masave për parandalim të përhapjes së virusit.
Top Channel